Policia e Kosovës është duke zhvilluar bastisje në tri lokacione të vendit. Bastisje po kryhen edhe në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, që udhëhiqet nga Liburn Aliu.

Aksioni po zhvillohet lidhur me ndërtimet në Brezvovicë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore e Ferizajt, Shukri Jashari.

“Po, janë duke u kryer bastisje. Aksioni është duke u zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë. Bastisje janë duke u kryer edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Është vazhdimësi e aksionit të 21 dhjetorit, pra për ndërtimet në Brezovicë. Deri tash s’ka të arrestuar, meqenëse bastisjet po vazhdojnë ende”, ka thënë Jashari.

About Author
Rilindja Shqiptare
View All Articles

Related Posts