Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq ka deklaruar se ka pika të mjaftueshme ku Prokuroria e Specializuar mund të shpallë të pafajshëm ish-presidentin.
Megjithatë, para trupit gjykues, Mishetiq tha se NATO veproi më 1999 ndaj shtetit serb për luftën ndaj Kosovës, megjithëse, sipas avokatit, ZPS po kërkon që të konstatohet se ishte UÇK-ja ajo që po kryente krime.
Po ashtu, avokati përmendi se Milan Milutinoviq nuk u konsiderua penalisht përgjegjës për ngjarjet në Kosovë në vitet 1998-99, pasi siç tha ai, ishte një figurë politike që nuk kishte kontroll efektiv mbi forcat serbe, por shtoi se ZPS po kërkon se Thaçi, si udhëheqës politik i UÇK-së, ‘një grup i armatosur joshtetëror që ekzistonte vetëm prej disa muajsh, kishte kontroll efektiv dhe ishte penalisht përgjegjës’.






















