Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës kanë propozuar anëtarët, kryetarët dhe zv.kryetarët e 16 komisioneve parlamentare.
Nga komisionet, 9 do të udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, 3 nga PDK-ja, 2 nga LDK-ja, ndërsa Grupi Multietnik dhe Lista Serbe do të kenë përfaqësim në disa komisione.
AAK-ja ka njoftuar se do të dërgojë propozimet e saj me shkrim, ndërsa Kuvendi pritet të miratojë strukturën e komisioneve që do të mbikëqyrin legjislacionin, financat, arsimin, shëndetësinë dhe sektorë të tjerë.






















