Gjatë zhvillimit të procesit gjyqsor ndaj Nasim Haradinaj, ky i fundit filloi të qante, natyrisht burgu e bën të veten.
Nuk i jap vetes të drejtë të flas për akuzat ndaj tij, me rastin e publikimit të dokumenteve sekrete të Speciales, ajo i takon Speciales ta bëj punën e saj; s’kam kompetenca të futem tek kjo pjesë, mbi të ghitha të përgjigjem në formë kuizi është apo jo fajtor Nasimi.
Ajo për të cilën dua të them ka të bëj me atë se kuah është Nasimi.
E, ja pra ky është Nasim Haradinaj: njeriu që e ka quajtur ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën tradhtar, sipas tij “Rugova është tradhtar që ka shku në Beograd për me i ndal bombardimet”.
Kjo çmenduri e Nasimit nuk mbaron me kaq, duke vazhduar me tjetren çmenduri të tij për aktivistët e vrarë të LDK-së, që gjithashtu ishin edhe “kokat e Kosovës”.
Për Nasimin nuk “bëhet nami”, sikur të kishin qenë pula e jo njerëz.
Nasim është nënkryetar i veteranëve, atyre veteranëve që dogjën flamurin e propozuar nga Presidenti historik Ibrahim Rugova. Janë po këta veteranë që nuk lanë njeri që kanë njohur pa e bërë veteranë, duke e quar numrin e tyre mbi 60 mijë.
Për më tepër, këta veteranë që kanë mbështetur Hashimin, le ta kuptojnë se për të shpëtuar vetën e tij, Hashimi e solli këtë Gjykatë, ishte ai që bënte thirrje për ta votuar, dhe i njëjti deklaronte se “kam qenë larg frontit”.
Po ashtu, Nasim Haradinaj në vitin 2019 në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit ka deklaruar se ka një pelë të vogël që sipas tij ka vlerë të 3 mijë eurove.
Pasuria e tij totale, kap vlerën e mbi 3 milionë e 300 mijë eurove.
Haradinaj ka deklaruar se është pronar i hiç më pak se 220 hektarëve tokë.
Nasim Haradinaj milionerë, urren Rugovën, nuk i bëhet vonë për vrasjet e aktivistëve të LDK, si mund të kem mendim pozitiv për dikë që të vërtetat janë kundër tij.
Nasimi, duhet të ishte unik, pajtues, jo përqarës. Me deklaratatë e tij ka bërë të humbet respekti ndaj tij.
Janë pikërisht veprimet e tija të pamatura që sot e kanë sjellur aty ku është, në qeli.
Askush s’ta bë më zi se goja, Nasimi sikur mos të fliste çfarë ka thënë, do ishte edhe në liri edhe me respektin e popullit./BotaSot/.