Apple aktualisht shet iPhone vetëm me eSIM në 12 tregje, duke përfshirë SHBA-në, Japoninë, Meksikën dhe Arabinë Saudite dhe sipas një thashethemi të ri, Evropa mund t’u bashkohet atyre me lansimin e serisë iPhone 18.
Një raport i ri nga Techmaniacs sugjeron se Cupertino po përgatitet të përfshijë Evropën në listën e vendeve vetëm me eSIM, me lansimin e iPhone 18 Pro dhe 18 Pro Max këtë vjeshtë, transmeton Telegrafi.
Apple pritet ta ndajë serinë iPhone 18 në dy lançime të veçanta, me modelet Pro që debutojnë në afatin kohor të zakonshëm të shtatorit.
Sipas raportit të ri, kapaciteti i baterisë së iPhone 18 Pro Max do të arrijë 5,100 deri në 5,200mAh si rezultat i kalimit nga kartat fizike në ato eSIM.
Pasardhësi i zakonshëm i iPhone 18 dhe iPhone Air pritet të shtyhet deri në fillim të vitit 2027.




























