Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq ka vazhduar me kritika ndaj ZPS-së, duke thënë se njëjta nuk ka asnjë provë që klienti i tij të ketë autorizuar komunikatat e UÇK-së.
Sipas tij, ZPS ka vetëm pretendime të paverifikuara.
“Ju thamë që ZPS nuk ka asnjë pikë prove që Hashim Thaçu ka lidhje me autorizimin e komunikatave përveç pretendimeve të Rexhep Selimit në intervistën e ZPS-së. Në fakt, ZPS nuk ka asnjë provë tjetër që tregon se Thaçi ishte i përfshirë në përgatitjen e komunikatave”.
“ZPS nuk ka madje asnjë provë tjetër, por nuk është mbështetur në asnjë lloj reference të dorës së dytë. Nuk ka prova të lidhjes kohore gjeografike me asnjë komunikatë të krimeve. ZPS përsëri në kundër argumentet e veta nuk mundi të shpjegonte provat në të cilat ajo mbështetet për të vërtetuar lidhjen”, theksoi avokati.
“Në cilën prej deklaratave publike të Hashim Thaçit dhe cila prej tyre ka kontribuuar për krimet në aktakuzë? Në vend që ZPS të jepte përgjigje, prokuroria na dha citime, dhe këtë nuk e bëri që nuk kishte kohë, por ishte e qëllimshme”, u shpreh Mishetiq.






























