Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli po thotë fjalët përfundimtare në Hagë.
Ai ka thënë se asnjëherë nuk ka besuar në dhunë dhe urrejtje.
“Kurrë nuk kam besuar që dhuna, urrejtja apo hakmarrja mund të jenë udhërrëfyes të ndershëm”, tha Veseli.
Ai tha se liria nuk mund të arrihet nëpërmjet padrejtësisë, teksa tha se paqja nuk mund të ndërtohet mbi krim.
“Po ju drejtohem me një pikë të vetme, Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë drejtësinë, të vërtetën dhe paanësinë. I kam shërbyer gjithë jetën time vendit tim, që çdo qytetar të gëzojë drejtësi dhe bota ta njeh të vërtetën. Edhe në momentet më të errëta, nuk e humba kurrë besimin se e drejta, e vërtetat dhe liria do të triumfonin”, tha Veseli.





























