Sindikata e Pavarur e Minatorëve ka njoftuar se 25 minatorë të rinj kanë filluar punën në ndërmarrjen “Trepça”.

Ky hap është cilësuar si i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve dhe stabilitetit të ndërmarrjes.

Sindikata theksoi se do të vazhdojë të angazhohet për përmirësimin e kushteve të punës, mbrojtjen sociale dhe trajtimin me dinjitet të minatorëve, duke vlerësuar sakrificën dhe rolin e tyre në zhvillimin e Trepçës.

Related Posts