Festa e 8 Marsit ka sjellë një atmosferë krejt tjetër në Big Brother VIP Albania, ku djemtë kanë zgjedhur të surprizojnë vajzat me dhurata për Ditën e Gruas.

Por, e gjithë vëmendja e publikut është përqendruar te Mateo dhe Brikena. Mateo u tregua tejet i kujdesshëm duke i dhuruar asaj pizhame komode dhe lule të bardha, të preferuarat e saj.

Megjithatë, ajo që i la të gjithë pa fjalë nuk ishin lulet, por një detaj specifik nga e kaluara. Mateo kishte zgjedhur t’i dhuronte asaj llojin e preferuar të çokollatave, një detaj të cilin ai e ka mbajtur në mendje për plot katër vite nga koha e njohjes jashtë, shumë përpara se jeta t’i bënte bashkë sërish në këtë reality show.

Duket qartë se akujt mes tyre po shkrihen dita-ditës dhe tani mbetet vetëm të shihet se çfarë do të ndodhë mes dyshes përgjatë periudhës së mbetur të lojës.

Related Posts