Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka paralajmëruar Iranin se shkeljet e hapësirës ajrore turke “nuk mund të justifikohen” dhe shtoi se sulmet ndaj vendeve në rajon nuk i ndihmojnë askujt.

Në një telefonatë me presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian, ai deklaroi se Turqia po përpiqet t’i hapë derën diplomacisë për të ndihmuar në përfundimin e luftës, raporton BBC.

Në një mbledhje të kabinetit mbrëmë, Erdogan tha: “Pavarësisht paralajmërimeve tona të sinqerta, vazhdojnë të ndërmerren hapa jashtëzakonisht të gabuar dhe provokues që do të rrezikojnë miqësinë e Turqisë”.

Komentet vijnë pasi mbrojtja ajrore e NATO-s rrëzoi një raketë të dytë balistike iraniane që kishte hyrë në hapësirën ajrore turke të hënën.

Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe të NATO-s dhe ndan një kufi të gjatë me Iranin që ka qenë i qëndrueshëm për 500 vjet.

Related Posts