Studentët në Shqipëri po vazhdojnë protestat prej rreth një jave, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në mesin e zërave që kanë shprehur mbështetje për ta është edhe moderatorja Luana Vjollca.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vjollca ka reaguar kundër dhunës ndaj të rinjve, duke e cilësuar atë të papranueshme dhe duke kërkuar që të ndalet.
Reagimi i moderatores vjen në një kohë kur protestat në Tiranë janë shoqëruar me tensione dhe përplasje, ndërsa studentët po vazhdojnë të kërkojnë ndryshime politike dhe dorëheqjen e kreut të qeverisë shqiptare.


















