Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar opinionin publik se një zyrtar korrektues me inicialet Ç.SH, i punësuar në Qendra Korrektuese në Dubravë, dyshohet të jetë përfshirë në një incident ku mund të ketë plagosur një person.
Pas pranimit të informatave nga Policia e Kosovës, institucioni ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme. Në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi, zyrtari është suspenduar nga detyra deri në përfundim të procedurave përkatëse.
Shërbimi Korrektues i Kosovës thekson se mbetet i përkushtuar për respektimin e ligjit dhe standardeve profesionale, dhe do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet kompetente për zbardhjen e plotë të rastit.
Njoftimi i plotë:
Njoftim nga SHKK
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, pas pranimit të informatave nga Policia e Kosovës se një zyrtar korrektues, me inicialet Ç.SH, i punësuar në Qendrën Korrektuese Dubravë, dyshohet të jetë përfshirë në një konflikt ku dyshohet se ka plagosur një person, institucioni ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme.
Në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi, zyrtari në fjalë është suspenduar nga detyra deri në përfundim të procedurave përkatëse.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar për respektimin e ligjit dhe standardeve profesionale dhe do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet kompetente për zbardhjen e plotë të rastit./lajmi.net/





















