A keni pyetur ndonjëherë nëse femrat të cilat flasin se çdoherë gjatë marrëdhënieve seksuale përjetojnë orgazëm, a e përjetojnë atë realisht apo vetëm flasin ashtu?
Nëse po, tani duhet të jeni të sigurta që ato çdoherë përjetojnë orgazmën, mirëpo ekzistojnë shprehi të cilave u përmbahen, transmeton Telegrafi.
Lexoni në vijim të këtij teksti.
– Rregullisht masturbojnë – vetvetiu e mësojnë mirë trupin e vet dhe dinë se çka u përshtatet e çka jo dhe cilat vende në trupin e tyre janë më të ndjeshme. Në atë mënyrë ato e orientojnë mashkullin se si ta kryejnë sa më mirë punën.
– Shumica e femrave patjetër duhet të kenë stimulim të klitorisit, në mënyrë që të përjetojnë kulmin e kënaqësisë. Prandaj, është e nevojshme që vetes t’ia mundësojnë stimulimin e klitorisit.
– Kur është fjala për paralojën, nuk duhet të nguteni. Është shumë me rëndësi që mu para vetë aktit seksual të relaksoheni mirë dhe të eksitoheni mjaftueshëm në mënyrë që lehtë të përjetoni kënaqësinë.
– Këto femra gjithmonë flasin atë që u përshtatet. Prandaj, edhe ju do të duhej të fillonit të flisnit gjatë seksit, në mënyrë që partneri juaj të dijë se çka të bëjë dhe në ç’mënyrë t’ju çojë deri në kulmin e kënaqësisë.
– Dhe, në fund, këto femra nuk mendojnë vetëm për atë se si është e nevojshme të arrihet orgazma. Ato plotësisht dorëzohen dhe kënaqen në seks.