Politikë
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar llogari për shpenzimet kapitale të bëra gjatë viteve 2021-2025, që arrijnë afër 3 miliardë euro.
Ai tha se shumë projekte kryesore, përfshirë autostradën e Anamoravës, hekurudhën për Durrës dhe tunelin Prizren-Tetovë, nuk janë përfunduar, duke ngritur pyetjen se ku janë përdorur këto mjete.
“Nga analiza e buxhetit rezulton se gjatë viteve 2021-2025 janë shpenzuar afër 3 miliard euro në shpenzime kapitale nga buxheti i shtetit. Pasi të hiqen investimet e komunave, që janë relativisht në shuma të vogla, është vështirë të identifikohen projektet ku janë shpenzuar gjithë këto mjete. Rrugët kryesore rajonale janë ende të papërfunduara, sikurse edhe autostrada e Anamoravës, që nënkupton se ato ende nuk janë paguar”.
“Dy projekte të mëdha, hekurudha për Durrës dhe tuneli Prizren-Tetovë, që pritej të shpenzonin pjesë të madhe të buxhetit për investime kapitale, as nuk kanë nisur. Atëherë ku janë shpenzuar gjithë këto mjete?”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!






















