Reperi që më pas u bë politikan në Nepal, Balendra Shah nga Partia Rastriya Swatantra ka fituar zgjedhjet në këtë vend, raportoi të enjten BBC-ja.
Me fitore të thellë, të parat që janë mbajtur që kur protestat e udhëhequra nga të rinjtë vitin e kaluar kanë rrëzuar qeverinë e asaj kohe, RSP-ja mori 182 vota në numërimin përfundimtar, megjithatë nuk arriti të sigurojë shumicën prej 2/3 në parlament.
Kjo është fitorja më e madhe për një parti të vetme në Nepal, në dekada.
Kongresi i Nepalit doli i dyti me 38 vota, ndërsa Partia Komuniste e Nepalit UML (CPN-UML) ishte e treta me 25 vota.
Shah, i cili pritet ta udhëheqë vendin, ka përvojë politike deri më tani vetëm si kryetar bashkie i kryeqytetit, Katmandu.
Rezultati i zgjedhjeve pasqyron dëshirën për ndryshim që u pa gjatë fushatës zgjedhore, me partitë që i bëjnë thirrje bllokut kryesor rinor të Nepalit me premtime për të adresuar çështje si papunësia dhe pabarazia.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Reperi Balendra Shah fiton zgjedhjet në shtetin me 30 milionë banorë appeared first on Sinjali.






















