Kjo ka ndodhur gjatë një debati mes banorëve.
Së fundmi, banorët e kuptuan se Antonela Berisha do të jetë pjesë e festivalit të Sanremo e cila edhe do të intervistojë yjet italianë para dhe pas performancës së tyre.
Ata u vendosën përballë një prove për t’i gjetur disa të vërteta dhe kështu disa prej tyre nuk e besuan lajmin lidhur me Antonelën.
Iliri tha se nuk e besoi atë lajm teksa shtoi: “Të shkosh të prezantosh Sanremo ka qenë një Alketa Vejsiu, nëpërmjet ndërhyrjes së një super agjenti që është më i madhi i Italisë dhe hyri për një prezantim të shkurtër. Anontela të prezantojë Sanremo-n? A jeni në metro apo jo? “, ishin fjalët e Ilirit.
Një reagim me ironi u bë nga ana e Einxhel, gjithashtu edhe Beniada tha se nuk mund të jetë e vërtetë.