Edhe pse ceremonia e “Oscars” 2026 ka përfunduar, spektakli i modës vazhdon. Si çdo vit, një nga momentet më të shumëpritura pas ceremonisë ishte festa tradicionale e Vanity Fair.
Këtë vit, festa u mbajt në ndërtesën e re të Los Angeles County Museum of Art (LACMA) dhe mblodhi disa nga emrat më të njohur të industrisë së filmit, modës dhe muzikës.
Ndër të parat që tërhoqën vëmendjen ishte Nicole Kidman, e cila u shfaq me një fustan elegant që ruante stilin klasik të tapetit të kuq, ndërsa Kendall Jenner zgjodhi një look minimalist, por të sofistikuar, që u bë menjëherë pjesë e diskutimeve në rrjete sociale.
Si gjithmonë, festa e Vanity Fair shërben si një after-party ku shumë prej të ftuarve ndryshojnë veshjen e ceremonisë së “Oscars”-it dhe shfaqen me pamje më të guximshme, më glam dhe shpesh edhe më eksperimentale.
Ja disa prej tyre:
Nicole Kidman

Kendall Jenner

Hailey Bieber

Kaia Gerber

Kim Kardashian

Sarah Pidgeon

Usher

Adrien Brody dhe Georgina Chapman

Olivia Rodrigo

Suki Waterhouse dhe Robert Pattinson

Emma Chamberlain

Cara Delevingne























