Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që artisti Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, të lirohet nga masa e paraburgimit dhe të mbrohet në liri.
Ky vendim vjen pasi ai ka pranuar fajësinë dhe ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me Prokurorinë e Shtetit.
Lirimi i tij përkon me një datë mjaft emotive për familjen Kelmendi.
Sot, më 19 mars, vëllai i tij i ndjerë, i cili humbi jetën tragjikisht vitin e kaluar, do të festonte ditëlindjen e 16-të.
Gjesti ishte ndaluar për 30 ditë pas një incidenti me kompaninë muzikore “Onima”, të cilët kanë paralajmëruar se do të publikojnë prova të reja lidhur me rastin në fjalë.






















