Aktiviste të organizatës ”Qika” kanë ndërmarr aksion simbolik para Ministrisë së Drejtësisë.

Anëtaret e kësaj organizate kanë hedhur tymuese tek hyrja e ministirsë, ndërkohë që kanë kërkuar edhe dorëheqjen e ministres Gërvalla. Kjo pas ngjarjes së fundit që ndodhi në qytetin e Pejës ku një grua u vra nga kunati i saj.

Postimi i plotë:

Sot, në Ministrinë e Drejtësisë, vendosëm disa mesazhe dhe pjesë nga deklaratat e Arlinda Zekajt, për t’ia rikujtuar ministres së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore, Donika Gërvalla, se përgjegjësia institucionale nuk mund të shmanget duke ia bartur fajin viktimës.

Gërvallës ia rikujtuam se Arlinda ka kërkuar ndihmë aty ku duhej. Ka trokitur në dyert e institucioneve që kishin për detyrë ta mbronin, por shteti e braktisi.

Deklaratat skandaloze, relativizimi i përgjegjësisë dhe fajësimi i viktimave nuk mund të kalojnë në heshtje. Donika Gërvalla duhet të marrë përgjegjësi politike dhe të japë dorëheqje!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts