Futbollisti shqiptar Granit Xhaka ka treguar për jetën e tij si fëmijë i një familjeje emigrante, duke thënë se në moshën 4-vjeçare e mbante çelësin e shtëpisë, ndërsa prindërit punonin dy punë për të siguruar bukën e gojës.

Me lot në sy, Xhaka theksoi rëndësinë e punës dhe përkushtimit për të arritur suksesin.

Prindërit e mi po punonin gjatë ditës. Punonin ekstra për të na dhuruar atë që donim… Ne kurrë nuk harrojmë nga vijmë. Gjithmonë them se kam edhe dyshime në veten. Dhe gjithmonë them se nuk mund ta imagjinoj t’i lë vetëm fëmijët, për 18 orë. T’i lë të rriten vetëm. Nëse beson në diçka dhe punon shumë, unë besoj që mund ta arrish” tha Xhaka, me lotë në sy.

About Author
Valjeta Turkaj
View All Articles

Related Posts