Një pasagjer që po shikonte nëpër dyqanin e dhuratave në aeroportin Hobart në Tazmani ka mbetur i habitur me atë që ka parë në një prej rafteve të lodrave.
Një kafshë e gjallë kishte hyrë në mes të lodrave prej pushi në dyqanin “Lagardere AWPL”.
Menaxheri i dyqanit Liam Bloomfield ka thënë se stafi dhe konsumatorët u entuziazmuan me kafshën që hasën – kafshë që njihet me emrin posum.
Një zëdhënës i aeroportit ka thënë se kafsha qëndroi e qetë derisa u shoqërua jashtë objektit.





















