Të dhënat e Tregtisë së Jashtme të Mallrave tregojnë se Kosova ka shënuar një rritje të deficitit tregtar në muajin shkurt 2026 prej 2.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Deficiti arriti në 464.0 milionë euro, nga 451.4 milionë euro një vit më parë, ndërsa eksportet mbuluan vetëm 14.1% të importeve.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) eksporti i mallrave në muajin shkurt 2026 kishte vlerën 78,1 milionë euro, ndërsa importi 542,1 milionë euro, është një rritje prej 16.1% për eksport dhe një rritje prej 4.5% për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025.
Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit e përbëjnë: 23.5% metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 11.8% plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, 11.3% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 9.8% produktet minerale, 8.5% artikuj të ndryshëm të prodhuar, etj. Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore për import e përbëjnë: 12.2% produktet minerale,12.1% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 11.8% mjetet e transportit, 11.5% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 9.9% metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 25,6 milionë euro, ose rreth 32.7% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 4.2%. Partneret kryesore për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania 10.6%, Holanda 3.3%, Italia 2.8%, etj.
Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 235,8 milionë euro, ose 43.5% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 2.9%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania 14.4%, Italia 4.7%, Polonia 3.5%, etj.
Në muajin shkurt 2026, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 37,2 milionë euro, ose 47.6% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 28.5%. Partnerë kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Maqedonia e Veriut 18.7%, Shqipëria 12.8%, Serbia 8.2%, Mali i zi 5.9%. Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin shkurt 2026, arritën në 70,8 milionë euro, ose 13,1% të importeve të përgjithshme, me një rënje prej 15.0%. Vendet me pjesmarje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut 5.5%, Serbia 3.2%, Shqipëria 2.2, etj.
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 15,3 milionë euro, ose 19.6%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vendet janë Zvicra 11.4% dhe Turqia 2.6%.
Ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 235,5 milionë euro, ose 43.4%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina 12.8% dhe Turqia 11.2%. Për më tepër të dhënat janë të paraqitura në formë tabelore në vazhdim.






















