Ekipet e mirëmbajtjes po vazhdojnë punën në terren, me ndërhyrje të vazhdueshme për mirëmbajtjen e autoudhës dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Në kuadër të këtyre punimeve, prioritet mbetet edhe ripërtëritja dhe zëvendësimi i sinjalistikës horizontale dhe vertikale. Nga ekipet përgjegjëse është kërkuar që këto ndërhyrje të realizohen sa më shpejt që është e mundur.
Ministria falënderon qytetarët për mirëkuptimin gjatë zhvillimit të punimeve dhe u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe sinjalistikën në zonat ku punohet, duke kontribuar kështu në sigurinë e tyre dhe të punëtorëve në terren.















