Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Bergamo të Italisë, ku një mësuese është goditur me thikë nga një nxënës.
Mediat italiane, të cilat i citon Top Channel, raportojnë se ngjarja ka ndodhur para një shkolle të mesme, pak para se të niste mësimi.
Sulmi thuhet se kishte në shënjestër një mësuese të gjuhës frënge, por nuk dihen shkaqet.
Mësuesja është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.





















