Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka dhënë një sinjal të fortë për një verë të mbushur me energji, muzikë të re dhe performanca spontane për fansat e saj.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, artistja ka zbuluar se është duke ristrukturuar koncertet e verës, ndërsa paralelisht po punon për krijimin e muzikës së re në bashkëpunim me shumë muzikantë të talentuar.

Ajo e përshkruan këtë periudhë si një kohë plot gëzim, vallëzim dhe eksperimente kreative.

Ky njoftim ka ngjallur menjëherë interes te fansat, të cilët tashmë presin surpriza në formën e “pop-up shows” gjatë sezonit veror, performanca të papritura në vende të ndryshme.

Related Posts