Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka thënë se nuk ka favorit në ndeshjen Kosovë – Turqi. 

Ndeshja e cila zhvillohet sonte është finale e “play off” në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026. 

Rrahmani ka theksuar se në ndeshje të tilla nuk ka favorit dhe gjithçka vendoset në fushë.

“Gjithmonë e them se në një finale si kjo nuk ka favorit. Le të mendojë Turqia se është favorit, por fusha mund të jetë ndryshe, një detaj mund ta ndryshojë”, ka deklaruar ai.

Kapiteni i Kosovës e ka cilësuar këtë sfidë si më të rëndësishmen në historinë e ekipit.

“Është dashur të vijë për këtë ndeshje. Është ndeshja më e rëndësishme në këto dhjetë vite. Nuk kemi qenë kurrë në këtë pikë. Mënyra qysh kalojmë bashkë ne këtu është e paimagjinueshme. Raporti ynë është i papërshkrueshëm dhe kjo ka bërë që të vijmë deri këtu. Sonte kam shumë më shumë emocione se sa kur luaj”, është shprehur Rrahmani.

Related Posts