Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka kujtuar 1 prillin e 2009-ës, atë ditë kur shteti shqiptar u anëtarësua në NATO.
Përmes një postimi në Facebook, Begaj e cilësoi këtë moment historik për sigurinë, sovranitetin dhe orientimin tonë Euroatlantik.
“Si aleancë e vlerave demokratike, NATO është garant i paqes, sigurisë dhe mbrojtjes kolektive në hapësiren Euroatlantike. Shqipëria është një aleate e denjë, kontribuese aktive në misionet dhe operacionet e saj”.
“Krenarë për përkushtimin dhe profesionalizmin e Forcave tona të Armatosura! Mbetemi të bashkuar për paqen, stabilitetin dhe një të ardhme më të sigurt për të gjithë”, ka shkruar ai.





















