Një zhvillim pozitiv është konfirmuar lidhur me rastin e rëndë të raportuar më herët, ku një 36-vjeçar dyshohej se kishte tentuar t’i japë fund jetës me armë zjarri.
Burime të besueshme bëjnë të ditur se i njëjti është gjetur me shenja jete dhe është transportuar me urgjencë për trajtim mjekësor.
Sipas informacioneve, gjendja e tij shëndetësore mbetet kritike, ndërsa mjekët janë duke bërë përpjekje maksimale për ta mbajtur në jetë.
Rasti vazhdon të trajtohet nga autoritetet përkatëse, ndërsa priten informacione të reja në vijim.





















