Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka paralajmëruar se disa prej bizneseve të derivateve mund të bankrotojnë për shkak të vendimit të Ministritë së Industrisë për çmimin maksimal të lejuar për shitjen e derivateve.
Sipas Berjanit, nafta po importohet me 1.86 euro për litër dhe po shitet po kaq, gjë që ai e sheh të dëmshme për bizneset.
“Dizelli 1.86, benzina 1.44. Çmimi i importit për Dizell : 1.86 €. Vendimi i Qeverisë është duke u respektuar. Po është vendim i gabuar dhe dëmton bizneset dhe disa nga pikat mund te bankrotojnë. Askund në botë nuk ka kësi zhvillime dhe detyrojnë bizneset që të blejnë dizellin1.86 dhe të shitet. 1.86 €”, ka thënë Berjani për kohën.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar të hënën se çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës mbesin të njëjta sikur në ditën paraprake. Pra, për sot, 6 prill, çmimet maksimale të lejuara janë: Nafta (dizel) deri në 1.86 euro/litër, kurse benzina 1.49 euro/litër.





















