Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë realizuar me sukses një aktivitet stërvitor “KFOR 30”, të mbajtur në Bazën Ushtarake amerikane në Hohenfels të Gjermanisë, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Ai shkroi në Facebook se ushtarakët e Kosovës “dëshmuan performancë me profesionalizëm të lartë, duke u vlerësuar shumë lartë nga forcat tona aleate amerikane dhe forcat tjera partnere bashkëpjesëmarrëse në stërvistje”.
“Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja për avancimin e mëtejmë të forcave të ndërveprueshme me forcat aleate”, shkroi Mehaj në Facebook.