Neymar është përplasur mbrëm me një tifoz të Santosit.

Sulmuesi brazilian nuk arriti t’i kontrollonte nervat, pas barazimit 1-1 me skuadrën e Recoleta, në ndeshjen e Copa Libertadores.

Ishte pikërisht Neymari, ai i cili shënoi golin e vetëm për Santosin, por pas ndeshjes u përplas me një tifoz i skuadrës së tij.

Sipas një video virale në rrjetet sociale, degjohet se tifozi i drejtohet Neymarit me fjalët: ”Duhet të ishe stërvitur më shumë. Je i shëndoshë, d***r!”.

Më pastaj braziliani ia ktheu: “A duhet të bëj gjithçka? Mbylle gojën! Jam i llastuar? Po jap jetën time këtu! Trego pak respekt”! dëgjohet duke ia kthyer Neymarit.

🚨 AGORA! ESPN pegou de perto o que Neymar disse para o torcedor do Santos:

“Tu devia ter treinado mais. Tá gordinho, car****!”

“Eu tenho que fazer tudo? Cala a boca!”

“Eu sou mimado? Eu tô dando a vida aqui! Respeita!”

🎥 @ESPNBrasil | @SportsCenterBR pic.twitter.com/2CF4pJXoWd

— Planeta do Futebol 🌎 (@futebol_info) April 15, 2026

Related Posts