Presidenti i Republikës së Kroacisë Zoran Millanoviq ka deklaruar se është ftuar nga Bashkimi Evropian ta nënshkruaj deklaratën e përbashkët të presidentëve që Ukrainës t’i jepet statusi i kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ai ka thënë se ka qenë i gatshëm të nënshkruaj këtë deklaratë, por vetëm me kusht që ky status t’i ofrohet edhe Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, raporton gazeta kroate “Veçernji List” .
Ai ka shtuar se tani të gjitha vendet e Bashkimit Evropian e kanë më lehtë ta njohin Kosovën .
Millanoviq ka thënë se nuk ka rrezik për Kroacinë për shkak të luftimeve në Ukrainë dhe për këtë ai nuk ka thirrur Këshillin për Sigurinë Kombëtare.