Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë me Alexis Papahelas, kryeredaktor i gazetës Kathimerini, se i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump, të ndërhyjë në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së.

Rama tha se këtë kërkesë e bëri, kur ishte me presidentin Trump në ditën e themelimit të Bordit të Paqes dhe i kërkoi diçka që ka të bëjë me gjykatën e drejtësisë.

“Ishte mbështetur mbi një raport fantazish nga rusët, nga Vladimir Putin që mbështeste një mocion për të hetuar të ashtuquajturat krime lufte dhe trafik organesh.

Gjykata u ngrit për ta kthyer këtë proces fantazish kundër udhëheqësve dhe e burgosën pa një akuzë zyrtare.

Më pas, i gjithë procesi u kthye në diçka krejt tjetër. Nuk kishte ndodhur asnjë trafik i organeve njerëzore dhe akuzohen që kanë udhëhequr luftën kundër pushtuesve dhe kanë bashkëpunuar me NATO-n.  I thashë Trump që duhet të ndërhyjë, por ka qenë shumë i zënë ma ha mendja”, tha Rama.

Related Posts