Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, në Klan Kosova, ka folur sërish për zhvillimet politike në vend, duke theksuar se PDK-ja, sipas saj, asnjëherë nuk e ka vendosur interesin partiak mbi atë shtetëror.

Në Edicionin Special, ajo u shpreh se partia e saj nuk është e interesuar për pozita apo oferta politike, por për funksionalizimin e shtetit, ndërsa akuzoi Vetëvendosjes për tendenca të kapjes së institucioneve.

Musliu shtoi se PDK nuk ndihet e shantazhuar dhe nuk e konsideron detyrë të saj zgjidhjen e institucioneve, duke theksuar se përgjegjësia i takon Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

“PDK asnjëherë nuk e ka pas interesin e vet, para interesit të shtetit. Nuk jemi të interesuar për pozita dhe oferta të tij, jemi të interesuar me funksionu shtetit. Për ta është me interes kapja e shtetit. Kur qytetari t’i ka dhënë 51% dhe t’i tallet në këtë mënyrë, kjo nuk do koment. Ne asnjëherë nuk jemi ndi të shantazhum sepse nuk i kemoi borxh asgjë. Nuk është detyrë e PDK-së me i zgjedh institucionet e vendit. Qytetari ia ka dhanë Albin Kurtit dhe VV-së. Numrat i ka, i mungon vullneti, qëllimi i mirë, dëshira dhe ai nuk mundet me jetu pa kriza.” – u shpreh Musliu.

Ajo ishte e qartë ndaj Kurtit, duke i thënë se nëse nuk është i zoti të vazhdojë, t’i lë përrallat dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

 “Ai ka thënë edhe Hitleri ka qenë i votum, a t’i përgjigjemi edhe na në të njëjtën gjuhë, edhe Hitleri ka qenë i votum siç je ti, nëse dojmë me bo lojë fjalësh. Qytetari ka lexu kjartë, ia ka jep 51% më qeverisë në këtë vend. I ka të gjitha mundësitë me nxjerrë vendin prej krizës. Prerazi në politikë nuk flitet, realiteti është shumë i kjartë. Le t’na jep qytetari, jo 51, po 31%, unë i garantoj që kena mi bo të gjitha institicuonet, në afat rekord, sepse PDK është e dëshmume.

Rezultati është i kajrtë, i ke fitu 51%, boni institucionet. Nuk je i zoti, lej përrallat, shkojmë në zgjedhje, nëse fiton prapë, urime të koftë, po prapë ti ki mi zgjedhë institucionet.” – tha Musliu.

Related Posts