8 minatorët e ngujuar në minierën e “Trepçës”, tashmë kanë dalë nga miniera.
Rreth 50 minatorë kanë mbetur të bllokuar në Minierën e Stan Tërgut në Mitrovicë, pas një zjarri të shkaktuar gjatë natës, i cili ka dëmtuar trafot e furnizimit me energji elektrike, duke pamundësuar funksionimin e ashensorit të minierës.
Zjarri ka ndodhur rreth orës 01:00 dhe ka dëmtuar edhe trafon rezervë, ka bërë të ditur kryesuesi i Bordit Mbikëqyrës të Trepçës.
“Po, ka ndodh një zjarr mbrëmë rreth orës një po më duket. Edhe ka ardh deri te dëmtimi i trafove që i kem mrapa, që janë mrapa murit. Është djeg trafoja, kanë ardh zjarrfikësit, mirëpo kështu zjari i madh e ka dëmtu edhe një trafo që ka qenë në standby, në si rezervë. Momentalisht në minierë kanë mbet edhe 18 punëtorë, disa janë të moshës më të re, disa janë pak më të moshuar, s’kanë mujt me dalë prej minierës. Momentalisht është duke u riparu një linjë e furnizimit me rrymë, është bë një bypass, është duke u riparu edhe një linjë tjetër që mundëson dërgimin e energjisë elektrike në minierë, edhe mandej na mundemi me aftësu ashensorin për me i nxjerrë këta punëtorë”, tha ai.
Dobra tha se dy persona kanë pasur shqetësime të lehta shëndetësore, ndërsa ekipet e shpëtimit janë në gatishmëri.
Drejtori i Minierës së Stan Tërgut, Shyqyri Sadiku, deklaroi se minatorët që kanë qenë në gjendje të mirë kanë dalë përmes daljes emergjente, ndërsa një pjesë e atyre që kanë mbetur brenda janë kujdestarë të sistemit të pompimit.
Ndërkaq, kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi, dha detaje të tjera.
Ai shtoi se nuk ka persona të lënduar, përveç lodhjeve fizike nga dalja në këmbë nga thellësitë e minierës.
“Na kanë dalë në ndihmë edhe disa ekipe nga KEK-u apo edhe kompani të tjera, ka raste edhe private. Normal, menaxhmenti ka thirrur edhe ekipin e shpëtimit, i cili është në gjendje gatishmërie në çdo moment, në momentin që e sheh të arsyeshme që duhet me u fut në minierë. Jemi furnizuar me gjëra ushqimore, me barna për t’ju dalë në ndihmë sipas nevojave të minatorëve”, tha Januzi.
Ai shtoi se nuk ka persona të lënduar, përveç lodhjeve fizike nga dalja në këmbë nga thellësitë e minierës.
“Jo, nuk është paraqitur lëndim, përveç lodhjes fizike sepse është e mundimshme me dalë nga thellësia 800 metra në shkallë vertikale edhe ka dhe përmban edhe një rrezik shtesë ajo dalja, edhe është stresuese. Përveç ngarkesës fizike, lodhjeve këtu, mirëpo nuk është që dikush ka paraqitur, përveç lodhjeve fizike, ndoshta shtangime muskujsh këtu, por ndonjë shqetësim tjetër jo”, tha ai











