Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me incidentin në Skënderaj, ku raportohet se janë përfshirë Kryetari i Komunës, Sami Lushtaku dhe Kryetari i Qendrës së VV’së atje, Hysni Mehani.
Haxhiu ka thënë se dënon ashpër “sulmin fizik ndaj Hysni Mehanit, zëvendësministër, kandidat për deputet dhe kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Skenderaj”.
Haxhiu u ka bërë thirrje organeve të rendit dhe institucioneve përgjegjëse që të veprojnë menjëherë, me profesionalizëm dhe pa asnjë hezitim, në mënyrë që çdo person i përfshirë, të përballet me drejtësinë dhe të japë përgjegjësi para ligjit.
“Hysni Mehanit i uroj shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në angazhimet e tij publike. Familjes së tij, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve u bëj thirrje për përmbajtje, qetësi dhe besim në institucionet e Republikës”, thuhet në shkrimin e saj.











