Avokati Tomë Gashi ka reaguar pas lajmit për rindërtimin e xhamisë së Ibrit.
Ai ka shkruar se fokusi duhet të jetë te ndërtimi i shkollave, spitaleve dhe fabrikave, e jo te objektet fetare.
“Gabim o Albin! Në shtetin tonë, laik, fushata duhet me u koncentru në ndërtim të shkollave, spitaleve, fabrikave e me sy nga Shqipëria, e jo me ndërtim të kishave e të xhamive!”, ka shkruar Gashi.
Pas këtij qëndrimi, ka reaguar hoxha Osman Musliu, i cili ka ironizuar deklaratën e avokatit.
“Edhe Tomës i paska djeg për xhami të Ibrit a…? P.S. Tomë, ja paske ba si dhija që i ka thanë deles kur ka kërcy delen gardhin…!”, ka shkruar Musliu.



















