Kryetari i LDK-së ka vizituar dy biznese që siç tha ai janë dy histori suksesi të prodhimit vendor.

Abdixhiku potencoi se aty panë nga afër përkushtimin dhe punën e jashtëzakonshme të grave dhe burrave në kultivimin, përpunimin dhe eksportin e bimëve aromatike e medicinale.

Postimi i plotë:

Vizitë inspiruese, bashkë me Ilirin, në AgroProdukt dhe Bliff Organik; dy histori suksesi të prodhimit vendor dhe eksportit nga Kosova.

 

Pamë nga afër përkushtimin dhe punën e jashtëzakonshme grave dhe burrave në kultivimin, përpunimin dhe eksportin e bimëve aromatike e medicinale, me produkte që sot arrijnë në tregjet ndërkombëtare të Evropës dhe Amerikës së Veriut.

Këto biznese janë dëshmi e potencialit që ka Kosova kur puna, dija dhe vizioni bashkohen për të krijuar produkte cilësore me vulën “Made in Kosovo”.

Do të jemi me ta në çdo hap.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts