Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar se që nga 24 shkurti e deri më sot ushtria ruse ka humbur 14 mijë e 400 trupa.
Ndërkaq, është bërë e ditur se Rusia ka humbur 466 tanke, 1470 automjete të blinduara, 213 sisteme artilerie, 72 sisteme raketore, 44 sisteme kundërajrore.
Gjithashtu, është njoftuar se ushtria ruse ka humbur 95 avionë, 115 helikopterë, 914 automjete ushtarake, 3 varka ushtarake, 60 depozita karburanti, 17 UAV taktike.
Sot janë bërë 24 ditë që nga fillimi i sulmeve të para nga ushtria ruse në Ukrainë.