Kendall Jenner dhe Jacob Elordi kanë tërhequr vëmendjen e mediave rozë pasi u panë së bashku duke shijuar pushimet në Hawaii.
Dyshja u fotografua gjatë një dite relaksi në plazh, në imazhe të publikuara nga TMZ, duke nxitur menjëherë spekulime për një lidhje të mundshme mes tyre.
Modelja e njohur 30-vjeçare u shfaq e relaksuar me bikini ngjyrë vjollcë, ndërsa në dorë mbante një pije.
Në anën tjetër, ylli i filmit Wuthering Heights, 28 vjeç, u pa bluzë me një kapelë bejsbolli kamuflazh dhe mbathje noti blu.










