Mijëra student shqiptarë janë mbledhur sot në Maqedoninë e Veriut për protestën e tyre për gjuhën shqipe.

Të grumbulluar në Shkup, studentëve shqiptarë në RMV i janë bashkuar edhe ata nga Kosova.

Në thirrjet e tyre, ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoski dhe ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov.

Gjatë tubimit të tyre studentët kanë përdorur edhe thirrje kombëtare si: O sa mirë me qenë shqiptarë; Gjuha shqipe amanet. Po ashtu gjatë marshimit të tyre ata kanë kënduar Himnin Kombëtar.

Siç bën me dije Top Channel, tre studentë janë arrestuar nga policia maqedonase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts