Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të ministrit të MPFVLÇ-së edhe në përputhje me mandatin e tij ligjor, ka ndërmarrë aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Ky raport nga Inspektorati Qendror i Punës paraqet rezultatet përmbledhëse të inspektimeve, të realizuara në kuadër të këtij aksioni.*Në kolonën ku është cekur numri total i ndalimeve të punimeve, nënkuptohet automatikisht edhe numri total i kërkesave për kundërvajtje.
Në përfundim të aksionit, të gjitha subjektet ndaj të cilave është shqiptuar masa e ndalimit të punimeve procesohen automatikisht në Gjykatën për Kundërvajtje, përkatësisht për shkeljet e konstatuara.
Procesi i riinspektimeve do të zhvillohet në ditët në vijim të aksionit, sipas afateve kohore të përcaktuara nga inspektorët për eliminimin e parregullsive.
Eliminimi i parregullsive nënkupton procesin kur subjekti i inspektuar ka ndërmarrë veprime për përmirësimin e gjendjes së SSHP-së.
Rastet e proceduara në polici nënkuptojnë rastet kur punëkryerësit/investitorët kanë vazhduar punimet në kantier në kundërshtim me vendimin e inspektorëve për ndalim të punimeve, si dhe dëmtimin e shiritit ndalues.
Rastet e paraqitura në polici nuk barazohen numerikisht në tabelë, pasi ato janë raste ndaj punëdhënësve/investitorëve që kanë në fuqi vendimin për ndalim të punimeve.
Shifrat e paraqitura në tabelë janë të dhënat numerike të realizuara deri më 30.04.2026.
Aksioni ka vazhduar edhe pas datës 30.04.2026 me aktivitete të monitorimit dhe riinspektimit të subjekteve ndaj të cilave është shqiptuar masa “Ndalim i punimeve” apo vërejtje për evitimin e parregullsive.




















