Dy punëtorë shëndetësorë janë sulmuar sot në orët e mëngjesit nga qentë endacakë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Rasti është konfirmuar për Sinjalin nga drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, i cili ka bërë të ditur se të dy të sulmuarit kanë marrë trajtim mjekësor dhe gjendja e tyre është stabile.
Sipas tij, njëri prej të sulmuarve është mjek në Klinikën e Pediatrisë, ndërsa tjetra është punëtore shëndetësore në Klinikën e Ortopedisë.
“Dy punëtorë shëndetësorë janë sulmuar nga qentë endacakë. Gjendja e tyre është stabile dhe janë lëshuar për në shtëpi,” ka deklaruar Syla.
Pas trajtimit, të dy personat janë liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.




















