IPKO dhuron donacion në vlerë 20, 000 euro në mbështetje të Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve në Prishtinë si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për forcimin e sigurisë publike dhe përmirësimin e kushteve të punës së institucioneve kyçe të emergjencës. (Brigada Profesionale e Zjarrfikësve – rruga kryesore afër shkolles DonBosko, Prishtinë, ora 09:30.
Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), së bashku me Qendrën për Barazi dhe Drejtësi (QBD), mbajnë konferencën lansuese të punimit “Analizë e rezultateve të zgjedhjeve lokale dhe nacionale 2025 nga perspektiva gjinore”.(Swiss Diamond, Prishtinë, ora 10:00)
Debat publik me temën: “Largimet nga puna dhe presionet politike para zgjedhjeve – fakte apo dezinformata“. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)











