Akademia që ndan çmimet Oskar ka mbajtur një mbledhje virtuale emergjente ku është diskutuar nëse duhet t’ia marrin çmimin Will Smithit pas incidentit të mbrëmshëm.
Will Smith arriti të fitojë Oskar si aktori më i mirë në rolin e trajnerit të tenisit, Richard Williams, babait të motrave legjendare të tenisit, Venus dhe Serena.
Mirëpo disa minuta para se ta fitonte këtë trofe, Smith u ngrit dhe e goditi me shuplakë komikun Chris Rock pasi ky i fundit kishte bërë një shaka në drejtim të gruas të Smithit, Jada Pinkett-Smith, në lidhje me kokën e saj tullace, ndonëse ajo vuante nga alopecia.
Mirëpo, sikurse opinion publik, në lidhje me rastin të ndarë në dy tabore janë edhe krerët e akademisë, ku disa janë pro që t’i hiqet çmimi, ndërkaq të tjerët janë kundër.
Një burim kishte thënë për The Sun që porsa ceremonia kishte mbaruar, menjëherë ishte thirrur mbledhja e lartpërmendur.