Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Xheisara Frisku, ka zbuluar se është në pritje të një shtatzënie të dytë, edhe pse vajza e saj e parë nuk i ka mbushur ende një vjeç.

“Nuk e prisja. Më ka ardhur si dhuratë. Në fillim qesha, m’u duk si lojë. Kisha edhe mendime negative”, u shpreh Xheisara gjatë intervistës.

Ajo më tej ka treguar se ndihet keq për vajzën e saj të parë, pasi do të dëshironte t’i jepte asaj vëmendjen maksimale. Gjithashtu, nuk ka harruar të falënderojë publikisht bashkëshortin për mbështetjen dhe përkushtimin që i ka dhënë familjes së tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts