Álvaro Arbeloa ka njoftuar largimin nga posti i tij në Real Madrid, duke i dhënë fund një periudhe të rëndësishme në klubin madrilen.
Largimi i tij vjen pas një sezoni të vështirë për “Los Blancos”, i cili konsiderohet ndër më të dobëtit në historinë e klubit.
Arbeloa është shprehur mirënjohës për eksperiencën e tij në klub, duke theksuar se lojtarët dhe ambienti i kanë ndihmuar të rritet si profesionist dhe si person.
“Po largohem nga Real Madridi me mirënjohje të madhe, pasi lojtarët më kanë bërë një njeri më të mirë dhe më kanë bërë të shijoj çdo ditë”, ka deklaruar ai.
Ndërkohë, mediat sportive raportojnë se si kandidat potencial për zëvendësimin e tij përflitet José Mourinho, i cili mund të rikthehet në Santiago Bernabéu pas më shumë se një dekade.











