Inteligjenca britanike ka bërë dë fundmi një paralajmërim të frikshëm. Në një reagim të saj ajo ka thënë se Kievi duhet të përgatitet për sulme të ashpra gjatë ditëve të vijim. Teksa lajmi është konfirmuar nga media prestigjoze “The Guardian”.
Pavarësisht deklaratave ruse që tregojnë një reduktim të aktivitetit ushtarak rreth Chernihiv, bombardimet dhe sulmet me raketa ruse kanë vazhduar edhe mbrëmjen e shkuar.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se forcat ruse janë ende të pozicionura në lindje dhe perëndim të Kievit, pavarësisht tërheqjes së një numri të kufizuar njësish. Luftimet e ashpra do të zhvillohen në periferi të qytetit gjatë ditëve në vijim, theksoi inteligjenca britanike ndër të tjera.