Mot relativisht stabil parashihet të mbajë gjatë javës së ardhshme në Kosovë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, intervale të gjata me diell dhe vranësira do të ketë gjatë javës e në disa zona të izoluara parashihen edhe riga shiu.
Të hënën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24 deri në 27 gradë celsius.
Të martën do të ketë mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet 25-29 gradë celsius.
Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura priten përreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 12 gradë, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin nga 25 deri në 29.
Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu të përcjella me shkarkime elektrike. Temperaturat minimale do të jenë 9-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet 23-27.
Të premten do të mbajë mot i vranët dhe me interval me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri 10 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 22 deri në 26.











