Shoqata e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Kosovës – SCAAK mban Konferencën Ndërkombëtare të shënimit të 25 vjetorit të themelimit të saj. (Hotel “Emerald”, ora 09:30)

Organizata Germin organizon tryezën me temën: “Votimi nga Jashtë Vendit, Diaspora në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 09:30)

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë organizon ceremoninë e përurimit të punimeve në ndërtesën shumë-banesore sociale. Marrin pjesë Hubert Perr, Shefi i Seksionit të Bashkëpunimit, BE në Kosovë dhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. (Banesat te parku, Istog, ora 10:00)

 

Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan kontratë sponsorizimi. (Zyrat e KOK-ut, ora 10:30)

Mbahet debati me temën: Akuzat ndaj gazetarëve dhe mediave pas arrestimit të drejtorëve të shkollave dhe institucioneve shëndetësore – fakte apo manipulim politik?“. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

 

Mbahet aktiviteti “Shesim të Dhurojmë” organizuar nga shkolla “Mileniumi i Tretë”, në partneritet me Drejtorinë për Mirëqenie Sociale të Komunës së Prishtinës dhe Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF. (Sheshin Zahir Pajaziti, Prishtinë, ora 11:00 – 13:00)

Përurohet Shtëpia Muze e Ymer Elshanit. (Korroticë e Ulët, komuna e Drenasit, ora 12:00)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts